PREMIER LEAGUE

REUTERS
Kolo Toure drejt Liverpoolit
21 May, 2013 @9:37
Gati çdo gazetë e tabloid në Angli, ka dalë me njoftimin se Liverpool është i interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit nga Bregu i Fildishtë, Kolo Toure.
Pronarët e Liverpoolit, Fenway SG, në politikën e tyre kanë transferim të lojtarëve të rinj, mirëpo te rasti i Kolo Toures po bëhet përjashtim për shkak se afrikani nuk ka nevojë për dëmshpërblim, pasi që i skadon kontrata me Manchester Cityn.
Kolo Toure kishte kaluar nga Arsenali në Manchester City për 20 milionë euro katër stinorë më parë, mirëpo tani më ish kampionët nuk ia vazhduan kontratën qendërmbrojtësit.