Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOURINHO

Ndahet me Realin

REUTERS

Ndahet me Realin


20 May, 2013 @21:42

Pas tre stinorësh qëndrimi në Real Madrid, si duket ka ardhur koha e ndarjes. Jose Mourinho definitivisht do të largohet nga klubi madrilen me të përfunduar stinori, ka njoftuar kreu i klubit, Florentino Perez.

“Kemi vendosur që t’i japim fund bashkëpunimit tonë. Askush nuk është shkarkuar nga pozita, e askush s’ka dhënë dorëheqje - jemi marrë vesh që t’i japim fund bashkëpunimit,” ka theksuar Perez, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të mbajtur orë më parë në Santiago Bernabeu të Madridit. 

Jose Mourinho iu bashkua Real Madridit në verë të vitit 2010, duke triumfuar në Kupën e Mbretit në vitin e parë, ndërsa fitoi titullin e La Ligas në vitin e dytë të tij - për të mbetur pa asnjë trofe këtë stinor. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga