CHELSEA

REUTERS
Luiz lëvdon Benitezin
20 May, 2013 @12:12
Mbrojtësi i Chelseat, i cili luan sipas nevojës edhe në rolin e mesfushorit defanziv, David Luiz, ka lëvduar trajnerin spanjoll të Chelseat, që gjatë tërë stinorit u quajt i përkohshëm, Rafael Benitez.
“Ai ka bërë punë të jashtëzakonshme me ekipin. Edhe personalisht kam mësuar shumë nga ai. Njerëzit kanë folur keq për të, por jo shumë trajner mund të bëjnë këtë gjë që ka bërë ai me ne,” ka thënë Luiz për The Sun, duke aluduar në trofeun e Europa League dhe vendin e tretë në Premier League që u siguroi Ligën e Kampionëve.
Benitez 53 vjeçar erdhi në Chelsea si trajner i përkohshëm, derisa përqeshej nga tifozët e klubit të cilët nuk e donin, pasi që ka qenë trajner i skuadrës rivale.
Chelsea ka shënuar 28 fitore në 48 ndeshje të zhvilluara nën urdhërat e Benitezit, duke regjistruar dhjetë humbje.