Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Mazzarri lë Napolin

REUTERS/Giampiero Sposito

Mazzarri lë Napolin


20 May, 2013 @9:30

Skuadra e Napolit e cila është në rrugë për t’u kthyer në sukseset e vjetra të saja nga koha e Diego Maradonës, ka mbetur pa njeriun më meritor në sukseset e saja të viteve të fundit. 

Trajneri Walter Mazzarri, ka njoftuar për largim nga klubi menjëherë pas humbjes në xhron e fundit të Serie A-së nga Roma, 2-1. 

“Nuk do të jem trajner i Napolit në stinorin tjetër. Cikli im në Napoli përfundon këtu, me përfundimin e katër viteve fantastike,” ka thënë ai për televizionin RAI. 

“Mendoj se e kam sjellë Napolin në maksimumin e saj me fondin e lojtarëve që ka. Ndërsa Fabio Capello ka thënë se një trajner në Itali nuk guxon të qëndrojë më shumë se katër-pesë vite në një klub, për shkak se lojtarëve i duhet diçka e re,” ka shtuar më tej Mazzarri. 

Largimin nga klubi e ka konfirmuar edhe skuadra napolitane. Mazzarri ka arritur që në Ligë të Kampionëve me Napolin të dalë në 16 skuadrat më të mira të Europës, stinorin e kaluar. 

Napoli ka përfunduar stinorin në vendin e dytë në Serie A, që llogaritet sukses i jashtëzakonshëm pasi që pas tyre kanë lënë dy skuadrat e mëdha nga Milanoja, Milan dhe Inter si dhe ato romake, Roma e Lazio. 

Napoli do të futet direkt në Ligën e Kampionëve në stinorin tjetër për shkak të pozitës së dytë në Serie A.



SERIE A, MBRËMË

Roma - Napoli 2-1 Marquinho 47' Destro 58' - Cavani 84'

 
Të gjitha lajmet nga Serie A