Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Dramatikisht në Ligë të Kampionëve

REUTERS

Dramatikisht në Ligë të Kampionëve


19 May, 2013 @22:32

Milan ka arritur të kualifikohet në Ligë të Kampionëve në mënyrë dramatike. Pasi që Fiorentina shkatërronte Pescarën, 1-5, Milan ishte ende në disavantazh prej 1-0 ndaj Sienës. 

Këtë e vështirësoi edhe më shumë kartoni i kuq (dy të verdha) i Massimo Ambrosinit (minuta 69’), por rossonerët nuk e kishin ndërmend të dorëzohen. 

Kështu, në pesë minutat e fundit ata i japin edhe njëherë motorëve të tyre dhe së pari Mario Balotelli nga penalltia, e pastaj edhe qendërmborjtësi françez Philippe Mexes arrijnë të shënojnë për fitoren kyqe të Milanit në xhiron e fundit të stinorit, pasi që më parë Christian Terlizzi i Sienës u përjashtua nga ndeshja (minuta e 70-të).

Me këtë fitore skuadra e Massimiliano Allegrit siguroi pozitën që dërgon në kualifikime të Ligës së Kampionëve, vendin e tretë në Serie A. 

Milanit i është dashur vetëm fitorja sonte, pasi që në rast të pikëve të barabarta vendin do ta zinte Fiorentina për shkak të rezultatit më të mirë ndaj Milanit në duelet e ndërsjella. 



SERIE A, SONTE:

Siena - Milan 1-2 Terzi 25' - Balotelli 85' Mexes 88

 
Të gjitha lajmet nga Serie A