ERGYS KAÇE

Kaçe vendos për kombëtaren
19 May, 2013 @16:12
Pasi refuzoi disa herë ofertat për grumbullim nga kombëtarja e Shqipërisë, në fund mesfushori i talentuar i PAOK-ut, Ergys Kaçe, vendosi ta pranojë Shqipërinë.
Futbollisti 19 vjeçar i cili disa herë ka qenë pjesë e përfaqueses U21 të Shqipërisë, e kishte në opcion edhe përfaqësuesen e Greqisë për t’i mbrojtur ngjyrat e saj.
Mirëpo dilema se për kë do të luajë Kaçe ka marrë fund, pasi përzgjedhësi i kuqezinjëve, Gianni De Biasi, do ta ketë në dispozicion 19 vjeçarin për ndeshjen ndaj Norvegjisë më 7 qershor.