Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PSG

Lotët e Beckhamit

David Beckham emocional/REUTERS/Gonzalo Fuentes

Lotët e Beckhamit


19 May, 2013 @9:37

David Beckham që paralajmëroi mbylljen e karrierës së futbollist në fund të stinorit, kishte marrë detyrën e kapitenit të ekipit parisien. 

Ish kapiteni i përfaqësueses angleze u zëvendësua nga argjentinasi Ezequiel Lavezzi në minutën e 81-të të ndeshjes, derisa të gjithë bashkëlojtarët e tij iu afruan për ta përfqafuar derisa ai dilte nga fusha. 

44 mijë e 983 mijë spektatorë në fushë, në mes të cilëve edhe gruaja e tij Victoria dhe nëna Sandra duartrokitën frenetikisht futbollistin model. 

Në moshën e tij 38 vjeçare, lojtari më i moshuar i Ligue 1, Beckham pasoi një top për Blaise Matuidin nga korneri për të treguar për herë të fundit aftësitë e tija pasuese, kur Matuidi shënoi gol. 

Beckham, i cili erdhi në PSG në janar, ka bërë ndikimin e tij në performancën e ekipit menjëherë. Ai lëvdohej nga të gjithë si profesionist i madh dhe bashkëlojtarë i afërt.



LIGUE 1:

Paris St Germain - Brest 3-1

 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1