LA LIGA

REUTERS
Valencia, e katërta
18 May, 2013 @20:00
Një gol i qendërmbrojtësit, Jeremy Mathieu, në minutën e 44-të ka qenë e mjaftueshme për Valencian që të shënojë fitore tejet të rëndësishme sot në duel me Getafen në stadiumin Coliseum Alfonso Perez të Madridit.
Me këtë fitore lakuriqët kanë arritur të ngjiten në vendin e katërt të tabelës, vend ky që dërgon në Ligë të Kampionëve.
Mirëpo, tre xhiro para përfundimit të kampionatit spanjoll ata janë në luftë për këtë pozitë edhe me baskët e Real Sociedadit. Real Sociedad sonte është mysafir i Sevillas në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan dhe ka tre pikë më pak se Valencia aktualisht.
LA LIGA, SOT:
Getafe - Valencia | 0-1 | Mathieu 44' |