BUNDESLIGA

Festa e Hoffenheimit pas fitores ndaj Borussia Dortmundit/REUTERS/Ina Fassbender
Mrekullia Hoffenheim
18 May, 2013 @18:12
Fortuna Dusseldorf (30 pikë), Augsburg (30 pikë) dhe Hoffenheim (28 pikë) në vend të 15-të, 16-të dhe 17-të sot kanë luftuar për tre vendet: ajo që shpëton, çon në play-out dhe siguron elitën.
Para ndeshjeve, Fortuna në vendin e 15-të ishte në pozicionin që siguronte mbijetesën, Augsburg në play-out pozitë e Hoffenheim shpresonte në mrekulli pasi që binte nga Bundesliga.
Në fund mrekullia ndodhi për Hoffenheimin. Me humbjen e Fortuna Dusseldorfit 3-0 ndaj Hamburgut, skuadra që sivjet erdhi në Bundesligë, Fortuna, ra në Bundesliga 2, duke përfunduar e 17-ta në tabelë.
Augsburg me fitore ndaj Greuter Furthit 3-1, siguroi mbijetesën, duke përfunduar në vendin e 15-të.
Kurse Hoffenheim përkundër se Borussia Dortmund ishte në epërsi që nga minuta e gjashtë e takimit, me të kuptuar rezultatet në stadiumet tjera ka filluar sulmet duke nxjerrë dy penallti - që u konkretizuan nga boshnjaku Sejad Salihovic - dhe i siguruan play-outin.
BUNDESLIGA, SOT:
Borussia Dortmund - Hoffenheim | 1-2 | ||
Hannover - Fortuna Dusseldorf | 3-0 | ||
Augsburg - Greuter Furth | 3-1 |