PORTUGALI

Futbollistët e Portos duke iu gëzuar titullit të kampionit/REUTERS/Jose Manuel Ribeiro
Porto me 27 tituj
20 May, 2013 @11:00
Ekipi i Vitor Pereiras, Porto, ka hyrë në ndeshje me të vetmin objektiv - fitore, pasi që vetëm në saje të tre pikëve do të mund të siguronin titullin e kampionit.
Pas fitores në ndeshjen kyqe të kampionatit ndaj Benficës, ku e mposhtën në minutë të fundit 2-1, skuadra bardhë-e-kaltër doli përpara rivalit më të madh në renditje tabelare.
Kështu, me golat e Lucho Gonzalezit dhe Jackson Martinezit, Porto shënoi fitore edhe në ndeshjen e fundit dhe përmbylli kampionatin portugez me një pikë mbi Benficën, duke siguruar titullin e 27-të të kampionit.
Benfica përkundër fitores ndaj Moreirenses 3-1, nuk ka arritur të bëj asgjë më shumë, pasi që humbja nga rivali direkt xhiron e kaluar ka bërë Porton të dalë mbi ta në renditjen e Primiera Ligas.
Porto dhe Benfica kualifikohen në Ligë të Kampionëve stinorin tjetër drejtëpërdrejtë, derisa Paços de Ferreira luan në kualifikime për Ligë të Kampionëve.
Sporting Braga dhe Estoril kanë siguruar Europa League, derisa Moreirense dhe Beira-Mar rrëzohen në rang më të ulët të garave.
Video
Ndeshja kyqe e kampionatit
Fitorja e Portos në sekondat e fundit të ndeshjes që i kushtoi Benficës me titull të kampionit. Portoja me këtë fitore në xhiron e parafundit arriti të kalojë mbi Benficën në renditje tabelare - që doli të jetë fitore që e solli titullin e kampionit.
FAKTE:
Porto nuk ka regjistruar asnjë humbje në Primiera Liga të Portugalisë këtë stinor. | |||
Benfica ka regjistruar vetëm një humbje në kampionat dhe atë nga Portoja, që i kushtoi me titull të kampionit. | |||
Moreirense dhe Beira-Mar përshëndeten nga liga elite portugeze këtë stinor. |
TOP 5 NË PRIMIERA LIGA TË PORTUGALISË:
1 | Porto | 78 pikë | ||
2 | Benfica | 77 pikë | ||
3 | Paços de Ferreira | 54 pikë | ||
4 | Sporting Braga | 52 pikë | ||
5 | Estoril | 45 pikë |