Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WENGER

Zhgënjeu ‘ekspertët’

REUTERS/Russell Cheyne

Zhgënjeu ‘ekspertët’


20 May, 2013 @10:15

Fitorja me rezultat minimal 0-1 në St James’s Park të Newcatle United, ka dërguar Arsenalin në pozitën e katërt që çon në kualifikime të Ligës së Kampionëve. 

Përfundimi i stinorit nga Arsenal në TOP 4-shen e Anglisë, shikohej me shumë dyshime nga njohës të futbollit që nga fillimi i stinorit, por edhe në javët e fundit të saj. 

“Kemi lënë ‘ekspertët’ me gishta në gojë,” ka thënë Wenger pas fitores që ua siguroi një vend për Ligë të Kampionëve. 

“Ne kemi 73 pikë këtë stinor, që është tre më shumë sesa stinorin e kaluar që tregon vazhdimësinë e punës sonë të mirë. Këtë stinor kemi pasur punë edhe më të vështirë ndaj Tottenhamit dhe Evertonit - të cilët kanë luajtur mrekullueshëm,” ka shtuar ndër të tjera françezi. 

Arsenal ka përfuduar stinorin në vendin e katërt në Premier League, duke e lënë jashtë Ligës së Kampionëve Tottenham Hotspursin e Andre Villas-Boasit me lojtarin më të mirë të vitit në Angli, Gareth Bale. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League