LIGUE 1

REUTERS/Emmanuel Foudrot
Nderohen Ibra dhe Ancelotti
20 May, 2013 @11:54
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, fitoi çmimin “Futbollisti i vitit” në Francë, ku luajti rol të rëndësishëm në titullin e parë të Paris St Germain, që nga viti 1994.
Ndërsa Ancelottit i takoi çmimi “Trajneri i vitit” që u desht ta ndajë me kryetrajnerin e Saint-Etienne, Christophe Galtier, për shkak të votave të njejta.
Kurse portieri Salvatore Sirigu i PSG-së, fitoi çmimin “Portieri i vitit”, i cili vetëm 22 herë u mposht gjatë gjithë stinorit në Ligue 1.
Ibrahimovici grumbulloi 34 gola në të gjitha garat për Parisin, ndërsa 29 prej tyre ishin në ligën françeze. Mesfushori ofansiv i Bastia-së, Florian Thauvini cili është kontraktuar me Lille-në, fitoi çmimin “Young Player” i vitit.