TRAJNERI

REUTERS
Roberto Carlos afër Sivasit
21 May, 2013 @8:54
Ish futbollisti i Real Madridit, Fenerbahçes dhe Anzhi Makhachkalas, Roberto Carlos, i cili tash po e kryen detyrën e ndihmës trajnerit në ekipin rus, është duke kërkuar një ekip ku mund të ushtrojë zejen e trajnerit.
Dhe agjenti i tij turk, Ozkan Dogan, është i bindur se marrëveshja Roberto Carlos dhe Sivasspor do të arrihet brenda këtyre ditëve.
“Ata kanë arritur marrëveshje ne princip, por kontrata pritet të nënshkruhet brenda këtyre ditëve,” i ka thënë Dogan të përditshmes turke Milliyet.
Edhe kreu i klubit nga deti i Zi, ka vërtetuar se janë në bisedime me brazilianin, por nuk ka cekur të kenë nënshkruar diçka.
“Jemi në diskutime serioze me Roberto Carlosin,” ka thënë Mecnun Odyakmaz, kryetari i Sivassporit.
Sivasspor ka përfunduar stinorin në vendin e 12-të në Superligën turke këtë stinor.