ATLETICO

REUTERS
Falcao, i lirë
20 May, 2013 @22:09
Edhe një ndarje në Madrid. Pas Jose Mourinhos nga Real Madridi, edhe rivali lokal i tyre Atletico Madrid ka paralajmëruar ndarjen nga sulmuesi më i kërkuar në Europë, Radamel Falcao.
“Para stinorit ne jemi marrë vesh me Falcaon dhe i kemi premtuar se nëse vazhdon me performancë të mirë dhe na ndihmon që të kualifikohemi në Ligë të Kampionëve do ta lëmë të lirë të zgjedhë destinacionin e tij. Çfarëdo vendimi që merr ai, ne do të qëndrojmë pas tij. Ne e dimë çka do të thotë sulmues i mirë, kemi pasur Fernando Torresin, e kemi zëvendësuar me Diego Forlanin, Forlanin me Sergio Agueron dhe Agueron me Falcaon. Nuk e di cili do të jetë sulmuesi i radhës, por ta dini që Atletico do të jetë e fortë edhe stinorin tjetër,” ka thënë sot në konferencë për shtyp kreu i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Martin.
Kolumbiani 27 vjeçar, Falcao, ka qenë i përfolur nga shumë ekipe të mëdha në mbarë Europën si zgjidhje e sulmit. Ai ka shënuar 70 gola në 90 ndeshje për Atleticon prej sa ka ardhur nga Portoja.