Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NYC-FC

New York City Football Club

Manchester City Football Club

New York City Football Club


21 May, 2013 @20:08

​Manchester City ka 9 muaj që është në punim e sipër të projektit të tyre madhor — atij të zgjërimit të tyrë në ligën Amerikane të futbollit. Ekipi i ri që do ti bashkangjitet MLS (Major League Soccer) është emëruar New York City Football Club. Ky do të jetë edhe ekipi i 20-të në MLS.

New York City është i populluar nga 19-milionë banorë dhe klubi i ri do të jetë rivali interesant i klubit tjetër të këtij metropoli — New York City Red Bulls.

Manchester City nuk është i vetmi në këtë ujdi afariste. Ata kanë përzgjedhur gjigantin lokal, klubin e bejsbollit New York Yankees.

Blerja e të drejtave për pronësi të një klubi në MLS është 100-milionë dollarë. Sipas disa burimeve, Manchester City fillimisht kishte dashur të jetë pronari i vetëm në këtë klub të ri, por eksperienca e gjërë e Yankees dhe familjes Streinbrenner (pronarë të Yankees) në menagjim të ekipit sportiv ka bërë që City të hyj në një partneritet të tillë. 

Lexuesit e Borozani.com në New York City do të kenë rastin ti shikojnë dy klubet e mëdha Europiane, Chelsea dhe Manchester City, në ndeshje miqësore këtë të Shtune me 25 Maj në Yankee Stadium, Flushing Meadows, New York.

I sapo-penzionuari David Beckham poashtu ka një opcion për startimin e një klubi futbollistik në MLS. Këtë opcion ai e ka gëzuar nga kontrata me LA Galaxy deri sa luante atje. Opcioni i tij e lejon që klubi të startohet me vetëm 25-milionë dollarë, nga 100-milion të kërkuara nga MLS — mirëpo opcioni i tij anulon mundësinë e startimit të klubit në New York City. Flitet që Miami është qyteti kandidat për një avanturë të tillë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League