Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WEST HAM

Allardyce siguron Ratin!

REUTERS

Allardyce siguron Ratin!


22 May, 2013 @10:50

West Ham ka siguruar nënshkrimin e kapitenit rumun, Razvan Rat, i cili do të vjen në Londër pa dëmshpërblim pasi që është në fund të kontratës me skuadrën e tij shumëvjeçare, Shakhtar Donetsk. 

Mbrojtësi i krahut Rat, besohet që do t’i sjellë skuadrës londineze një cilësi më të madhe në mbrojtje. 

“Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të sigurojmë një lojtarë të tillë me përvojë të madhe dhe me karakter. Ai është lojtar që ka përvojë në Ligë të Kampionëve dhe është duke zhvilluar futboll të nivelit të lartë për disa vite. Shakhtari i ka ofruar atij kontratë të re, por ambiciet e tij lidheshin me Anglinë dhe jam i lumtur që përfundoi te ne,” ka thënë në faqen zyrtare të klubit, trajneri Sam Allardyce. 

West Ham United, ka pasur një stinor modest në Premier League, duke qenë i kënaqur me mbijetesë. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League