BLUES

REUTERS
Yilmaz kërkohet nga Chelsea!
24 May, 2013 @9:45
Chelsea është duke menduar vetëm për sulmin e ekipit. Pasi që mesfusha e tyre është gati perfekte, tashmë të kaltërit e Londrës janë në kërkim të një sulmuesi.
E përditshmja turke, Radikal, ka dalë me njoftim në faqet e saja të sportit se londinezët janë interesuar për sulmuesin e përfaqësueses turke dhe të Galatasarayit, Burak Yilmaz.
Sipas të përditshmes, bëhet e ditur se Chelsea është interesuar për çmimin e lojtarit. Kurse Galatasaray është përgjigjur thjeshtë: Burak Yilmaz kushton 20 milionë funta.