5përVikend
Finalja e vogël
Shkruan: Luan MORINA
6 May, 2016 @23:21
Manchester City – Arsenal (e diel, ora5e5)
Në këtë pjesë të sezonit këto dy ekipe do të duhej të luftonin për titullin e kampionit. Ose së paku ti prishnin punë njëri-tjetrit. Por, sot, për turp janë duke luftuar për pozitën e fundit që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve. Është një pozitë ndoshta për të cilin City nuk është mësuar të luftoj, ngjashëm si për gjysmëfinale. Gjithashtu është një luftë në të cilën po nisen si fantazma që nga trajneri deri tek lojtarët kyç të cilët ose janë të lënduar, ose një hap jashtë derës. Ndërkohë tek Arsenali këto javët e fundit më shumë ndoshta janë një betejë personale e Wenger se sa një luftë për të kaluar Tottenhamin në renditje. Sidoqoftë, kjo mbetet vetëm një finale e vogël pa ndonjë vlerë!
Leicester City – Everton (e shtunë, 6e30)
Është koha të shohim si luajnë kampionët tani që janë kampionë.
Galatasaray – Besiktas (e diel, ora 7)
Që prona publike është budallallëk dëshmon ky duel. Galatasaray do të mungoj nga Evropa një sezon ku siguron kualifikimin në dy sezonet e ardhshme. E vetmja mënyrë për tu kualifikuar ka mbetur kupa. Borxhi mbi 200 milionë, shkarkimi i Hamzaoglus pa pikë faji, mbledhja e bërllogut të Trabzonsporit vetëm pse Fenerbahce blinte lojtarë e kanë pruar në këtë pozitë. Por, asgjë sikur rregulli banal që asnjë president nuk mund të ketë më shumë se dy mandate dy vjeçare në krye të klubit.
Në anën tjetër Besiktas më në fund ka ndërtuar stadiumin tepër të nevojshëm. Kanë lojtarë që janë stabilizuar në ekip, pas shumë gabimeve që kanë në transferime viteve të kaluara. Titulli këtë sezon do të ishte qershi mbi tortë. Derbit e këtillë gjithnjë kanë qenë intereasant, sidomos kur luajnë këto dyja ndërmjet vete.
Monchengladbach – Leverkusen (e shtunë, ora 3e30)
Nëse kthehemi në fillim të sezonit dhe shohim se ku kanë arritur këto dy ekipe në Bundesligë, atëherë vërtetë duket një përparim i shkëlqyeshëm. Evropa gjithnjë ka munduar gjermanët – rasti i Wolfsburgut, dhe të dyja mund të gjejnë pozitivitet në eliminimin e hershëm. Me largimin e Xhakës që pritet të mos jetë i vetmi, Borussia do të ketë nevojë për rindërtim. Ndërkohë Leverkusen tashmë ka siguruar Champions pa kualifikime me gjasë dhe mund të vazhdoj pjekjen e ekipit. Asnjëra nuk janë arsye për ët mos pasur një lojë të shkëlqyeshme.
Real Madrid – Valencia (e diel, ora 5)
Pas Cityt, lojtarët e Realit po bien sikur të ishin një shtëpi letrash. Ronaldo dhe Navas mund të mungojnë kundër Valencisë. Mustafi kishte ndalur Barcelonën në Camp Nou, por nuk do ta ketë të lehtë kundër Bale që po kalon ndoshta ditët më të mira që nga ardhja në Real. Kanë nja dy javë pushim para se ti kthehen Evropës, dhe kjo mund të jetë një përparësi për madrilenët. Ndërkohë Valencia ka humbur rrugën diku gjatë sezonit. Një trajner me disiplinë të dëshmuar në futbollin spanjoll mund tu kryente punë. Ka emra që më shkojnë në mend, por…