SERIE A
Fiorentina kthehet pa pikë
26 February, 2013 @22:12
Në ndeshjen e fundit të javës 26 në Serie A, ku u përballën Bologna dhe Fiorentina, fitores i’u gëzua skuadra vendase nga Bologna e cila fitoi me rezultat 2-1.
Ekipi i Fiorentinas ishte e para që doli në epërsi me golin e Adem Ljajic (27’), ndërsa në pjesën e dytë me golat e Mottas (58’) dhe të grekut, Christodoulopoulos (84’), Bologna e rikthyu epërsinë dhe në fund arriti të fitojë.
Me këto tre pikë të reja, Bologna tani është 8 pikë larg zonës së rrezikshme, ndërsa Fiorentina, e cila u kthye në shtëpi pa fituar asnjë pikë nga kjo xhiro, mbeti në 42 pikë dhe në pozitën e gjashtë pas skuadrave milaneze, Milan dhe Inter.
REZULTATI
Bologna - Fiorentina | 2-1 |