Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALKS

Fiorentina në bisedime me Gattuson

Fiorentina në bisedime me Gattuson


10 May, 2021 @18:19

Sipas raportimeve në Itali, Fiorentina ka kontaktuar trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuson, me shpresën për ta bindur ish-trajnerin milanez t’i bashkohet Fiorentinas.

Trajneri i tanishëm, Beppe Iachini duket se ia ka siguruar ekipit të tij qëndrimin në Serie A edhe për një stinor, por sipas Sky Sport Italia, drejtuesit e Fiorentinas presin më shumë sesa lufta për mbijetesë, dhe për këtë qëllim, Gattuso është në krye të dëshirave të tyre.

Gattuso duket se do t’i ndajë rrugët me Napolin pas përfundimit të këtij stinori. Ai filloi drejtimin e ekipit në dhjetor të vitit 2019, por pritet të largohet për shkak të marrëdhënieve jo të mira me presidentin e klubit, De Laurentiis.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A