Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË ISTOG

Fiton Istogu, Hajvalia mbetet pas liderit

Foto: kf-istogu.com

Fiton Istogu, Hajvalia mbetet pas liderit


30 April, 2016 @16:50

Një hap i madh i Istogut për të shpresuar në shpëtim ka ardhur sot. Përmes Fetahut, Istogu ka shënuar fitore ndaj Hajvalisë favorite sot 1-0 dhe ka mbajtur gjallë shpresat për të dalë nga zona e rënies së Superligës.

Kjo fitore, ka qenë e para për Istogun ndaj Hajvalisë këtë stinor, ndërsa ekipi të Besim Podrimajt i ka dhënë shpresa se mund të mbijetojnë pasi që tashmë janë vetëm 4 pikë larg Prishtinës që gjendet mbi ta.

SUPERLIGA E KOSOVËS - TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, tentimet dhe rastet e shumta të Hajvalisë, posaçërisht në pjesë të parë të ndeshjes kanë shkuar kot, pasi që Sergio Da Luz, pastaj Genc Hamiti por edhe futbollistët tjerë nuk kanë arritur të shënojnë në tentimet e tyre.

Kështu, Istogu ia shkakton humbjen e dytë Hajvalisë në 5 xhirot e fundit, ndërsa vetë ekipi i ‘troftave’ ka shënuar fitoren e katërt me radhë në “Demush Mavraj”.


 
Të gjitha lajmet nga