DRENICA - GJILANI

Fiton në Skenderaj, mban hapin me Dritën
14 September, 2019 @18:10
Me një fitore 0-2 ndaj Drenicës në Skenderaj, Gjilani vazhdon ta mbajë hapin me Dritën sa i përket kreut të tabelës.
Golat për gjilanasit sot u shënuan nga Gerhart Progni (16’) dhe Fjoart Jonuzi (63’); gola që mjaftuan për sigurimin e 3 pikëve mjaft të vlefshme.
Skuadra e Gjilanit takimin e sotëm e mbylli me një lojtar më pak në fushë, me futbollistin Muhamed Usein që u përjashtua nga loja në minutën e 75’, kurse te vendasit në fundin e pjesës së parë nga ndeshja u përjashtua Tahir Lushtaku, kryetrajneri i skuadrës.
Me Gjilanin që momentalisht ka 9 pikë dhe e ndan kreun me Dritën, Drenica në anën tjetër pas 4 xhirove ka tubuar vetëm 4 pikë.
Xhiron e ardhshme, Drenica i shkon Vushtrrisë, kurse Gjilani e pret Ballkanin në shtëpi.