TAHIR LUSHTAKU
Fiton, por i pakënaqur me referim
30 August, 2021 @19:23
Tahir Lushtaku, trajner i Drenicës, ka thënë që është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij për fitoren e arritur ndaj Dukagjinit sot dhe atë si mysafir në Klinë.
Mirëpo, ai ka shprehur gjithashtu edhe pakënaqësi në referim.
“Kemi ardhur për tri pikë dhe e kemi ditur që do të jetë shumë vështirë. Lojtarët i kanë kryer detyrat e tyre për sot, sipas planit. Gjyqtarit i doli ndeshja nga kontrolli dhe është parë te goli i shënuar nga korneri që s’ka ekzistuar. Ai nuk ka ditur të menaxhojë ndeshjen dhe gjyqtari nuk guxon të jetë akter kryesor i ndeshjes, por duhet të kryejë punën si duhet,” ka thënë pas ndeshjes Lushtaku.