DUKAGJINI - DRENICA
Drenica kthehet me pikët e plota në Skenderaj
30 August, 2021 @19:04
Ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, përfundoi me fitoren e Drenicës ndaj Dukagjinit.
Drenica e mposhti kundërshtarin me rezultat 1-2 [Ardin Dallku 81’ - Osman Mëziu 14’p, Harallamb Qaqi 49’].
Osman Mëziu shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 14’ nga penalltia, derisa epërsinë e shtoi Harallamb Qaqi në minutën e 49’.
Ardin Dallku e ngushtoi epërsinë në minutën e 81’, por skuadra e Dukagjinit nuk arriti më shumë në minutat e mbetura.
Me këtë fitore Drenica ngritet në pozitën e tretë me 4 pikë, kurse Dukagjini me 1 pikë gjendet në pozitën e shtatë.
Drenica në xhiron tjetër do të takohet me Prishtinën, derisa Dukagjini me Gjilanin.