EUROPA LEAGUE
Fitore e pastër për Baselin
27 February, 2014 @21:17
Skuadra e Baseli ka shënuar fitore të pastër në shtëpi ndaj Maccabi Tel Aviv. Ekipi zviceran e mposhti rivalin nga Izraeli me rezultat 3-0 për të vazhduar rugëtimin në Europa League.
Stocker (18’) dhe Marco Streller (60’ dhe 71’) ishin autorët e golave në fitoren e madhe të Baselit.
Futbollisti shqiptar, Arlind Ajeti, luajti gjatë tërë ndeshjes për të dhënë kontributin e tij në fitore, derisa Taulant Xhaka u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë duke e zëvendësuar golashënuesin e parë të ndeshjes, Stocker.
Kundërshtari i radhës, Salzburgu i Valon Berishës
Në 1/8 e finales Baseli për kundërshtar do ta ketë ekipin austriak, Salzburg, në të cilin luan edhe mesfushori shqiptar, Valon Berisha.
Kjo skuadër e shkatërroi gjigantin holandez, Ajax, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 6-1.