ARBITRAT
Kosova-Haiti gjykohet nga zviceranët
27 February, 2014 @15:07
Janë bërë të ditur emrat e gjyqtarëve të cilët do ta gjykojnë ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare të përfaqësueses së Kosovës, që do të luhet më 5 mars kundër Haitit në stadiumin olimpik të Mitrovicës, Adem Jashari.
Kështu, Stephan Klossner, Vital Jobin, Fedayi San dhe Stephane Rodrigues Almedida nga Zvicra, do ta ndajnë drejtësinë në duelin historik për përfaqësuesen e Kosovës.
Përveç tjerash, në këtë ndeshje do jetë prezent edhe Walter Gagg, drejtor i FIFA-së dhe këshilltar i posaçëm i presidentit, Sep Blatter.