FFK
FFK kërkon stadium të ri në Prishtinë
27 February, 2014 @12:16
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot u takuan me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në këtë takim Ahmeti u informua nga krerët e FFK-së për ecurinë e përgatitjeve për ndeshjen kundër Haitit, e cila është cilësuar si historike, derisa Vokrri kërkoi nga Ahmeti që të shikohet mundësia për ndarjen e një lokacion për ndërtimin e selisë së FFK-së, si dhe një lokacion për ndërtimin e një stadiumi të ri.
Përveç saj, Vokrri kërkoi nga kryetari Ahmeti që të investohet edhe në stadiumin aktual të Prishtinës për një periudhë afatmesme, në mënyrë që Kosova të ketë dy stadiume me kritere të FIFA-s dhe se aktiviteti sportiv duhet të zhvillohet në kryeqytet.
Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës premtoi se kërkesat e FFK-së do të trajtohen me seriozitet të madh dhe shumë shpejt disa kërkesa edhe do të realizohen, derisa shtoi se e ka në mendje që të shënohet në mënyrën simbolike edhe përvjetori i inkuadrimit të klubit Prishtina dhe brezit të artë në Ligën e parë.