CHAMPIONS
Gjithçka vendoset në Londër
26 February, 2014 @22:35
Skuadra e Chelseat është bërë ekipi i vetëm nga Anglia që nuk është mposhtur në ndeshjet e para të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, pasi që më parë kishin pësuar humbje Manchester City, Arsenal dhe Manchester United nga rivalët e tyre përkatës.
Ekipi i Jose Mourinhos ka barazuar me rezultat 1-1 në përballjen me gjigantin turk, Galatasaray.
Fernando Torres e kaloi në epërsi skuadrën e tij me golin në minutën e nëntë.
Kjo epërsi e mysafirëve zgjati deri në minutën 65’ qendërmbrojtësi afrikan i Galatasarayit, Aurelien Chedjou, e barazoi rezultatin në 1-1.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Stamford Brige me 18 mars, ndërsa Galatasary do të ketë punë të vështirë pasi që duhet patjetër të shënoj së paku dy gol dhe të mos mposhtet nga ekipi londinez.