ATHINË
Olympiacos zbut djajtë
25 February, 2014 @22:48
Skuadra e Olypiacosit ka arritur të shënojë fitore të madhe sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve në Athinë, duke e mposhtur Manchester Unitedin favorit, 2-0.
Kanë qenë argjentinasi Alejandro Domingues dhe kostarikani Joel Campbell që kanë shënuar në këtë fitore të madhe të ekipit grek ndaj kampionit aktual të Anglisë.
Vendasi i parë që fiton
Djajt e kuq të Manchester Unitedit janë bërë engjuj sonte në Athinë, pasi që grekët kanë treguar forcën e tyre dhe seriozitetin në fushë duke shënuar dy herë - duke konkretizuar rastet për fitoren e tyre të madhe në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Për më tepër, kjo është fitorja e parë deri më tani në të tetën e finales e arritur nga një ekip vendas - pasi që deri më tani të gjitha fitoret i shënuan mysafirët.
Probleme për Moyesin
Humbja ka shtuar problemet e David Moyesit me Manchester Unitedin, derisa duhet të kalojnë një mal të madh në ndeshjen e kthimit pas tre javëve në Old Trafford për të arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.