RUSI
Lewandowski siguron dallimin
25 February, 2014 @20:44
Sulmuesi polak i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski, i cili po i kalon muajt e fundit te klubi verdhezi ka shënuar sot dy gola për të bërë më të thellë fitoren e ekipit të tij ndaj Zenit St Petersburgut në ndeshjen e vlefshme për të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Kështu, Borussia Dortmund ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve me fitoren e sontme 2-4 si mysafir në Rusi.
Rusët tentuan por Lewandowski s’lejonte afrimin
Nënkampioni aktual i Europës, Dortmund, ka nisur furishëm ndeshjen derisa për 5 minuta epërsia e tyre arriti në 0-2.
Rusët tentuan të kthehen në lojë, duke u afruar me golin e Oleg Shatovit, por gjermanët përsëri ngrisnin epërsinë në dy gola, gjë që ndodhi edhe pas penalltisë së shënuar nga braziliani i fuqishëm i Zenitit, Hulk.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Borussia Dortmund dhe Zenit St Petersburg zhvillohet pas tre javëve në Dortmund.