GRANIT XHAKA
Xhaka dhuron bileta falas për Botëror!
27 February, 2014 @14:59
Në Kampionatin Botëror në futboll që sivjet do të organizohet në Brazil, 11 tifozë shqiptarë do të kenë mundësi që ta fitojnë biletë falas.
Për këtë është përkujdesur mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, i cili në parneritet me kompaninë Air Prishtina do të organizojnë një lojë shpërblyese në mënyrë që secili qytetarë të ketë mundësi të jetë pjesë e kësaj loje.
Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për 11-shen shqiptare në Brazil do të mbulohen nga Air Prishtina, ndërsa biletat për ndeshjet e Botërorit do t’i sigurojë vetë Xhaka.
“Në kampionatin boterore në Brazil nuk do të jenë vetëm tifozët e kombëtarëve pjesëmarrëse, por edhe shqiptarët,” ka thënë Xhaka.
Për këtë lojë shpërblyese krejt çka duhet të bëhet është që të vizitohet faqja e Air Prishtinës në Facebook dhe të regjistrohen për lojën shpërblyese, ka bërë të ditur drejtori menaxhues i Air Prishtina, Mesud Jusufi.
Loja shpërblyese do të zgjat nga 25 shkurt deri më 27 prill, ndërsa fituesit e lojës që do të udhetojnë për në Brazil do të shpallen më 4 maj.
Granit Xhaka në Brazil 2014 do ta përfaqësojë përfaqësuesen e Zvicrës së bashku me futbollistët e tjerë shqiptarë nga ky ekip si Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli, Valon Behrami etj.
Video