Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDERAJ

Fitore jetike për Drenicën

BOROZANI/D.S.

Fitore jetike për Drenicën


29 April, 2015 @16:26

Drenica ka arritur të shënojë fitore jetike ndaj Vëllaznimit sot në Bajram Aliu të Skenderajit. 

Ekipi kuqezi i drejtuar nga Tahir Lushtaku ka shënuar fitore me një penallti të realizuar nga kapiteni veteran, Sami Geci. 

Geci ka shënuar penalltinë në minutën e 39-të për t’ia sjellë tre pikë tepër të rëndësishme ekipit të tij, derisa Vëllaznimi nuk ka arritur të shënojë në vazhdim përkundër përpjekjeve. 

Drenica kishte edhe raste tjera për shënim në vazhdim, por mungoi konkretizimi. 

Me këtë fitore Drenica ka bërë një hap drejt ikjes nga zona e Play-Outit, derisa Vëllaznimi ende mbetet i rrezikuar të futet në këtë zonë. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga