Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - LLAPI

Fitore me vlerë “ari” nga Llapi

FOTO / Llapi

Fitore me vlerë “ari” nga Llapi


10 December, 2020 @15:41

Në takimin e luajtur sot, Llapi e mposhti Arbërinë me rezultat 1-2 [Labinot Ibrahimi 57’ - Elvis Prençi 30’, Kastriot Selmani 39’].

Për mysafirët, Elvis Prençi shënoi në minutën e 30’, pas një harkimi të Kastriot Selmanit, derisa nëntë minuta më vonë e dyfishoi epërsinë Kastriot Selmani.

Arbëria e ngushtoi epërsinë në minutën e 57’ me Labinot Ibrahimin, kurse në minutat e mbetura nuk u tundën më rrjetat dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Llapit.

Llapi nuk lëvizi nga pozita e parafundit, por iu afrua Drenicës që është me një pikë më shumë në pozitën e 8. Arbëria gjendet në pozitën e gjashtë me 20 pikë.

TABELA AKTUALE

Llapi në xhiron e 18 do të takohet me Feronikelin, derisa Arbëria me Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga