Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLUB WORLD CUP

Fitore ndaj Palmeiras, Chelsea kampion i Botës për klube

Foto: FC Chelsea

Fitore ndaj Palmeiras, Chelsea kampion i Botës për klube


12 February, 2022 @20:05

Pas fitores në ndeshjen e sotme ndaj Palmeiras, Chelsea është shpallur zyrtarisht kampion i Botës për klube.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën 1-1 (Lukaku 55’ / Veiga 64’), e fitoren Chelsea e arriti falë një penalltie të shënuar nga Kai Havertz në minutën e 117’, me ndeshjen që në fund u mbyll 2-1.

Kështu, për herë të parë në histori të klubit Chelsea triumfon në “FIFA Club World Cup” dhe ky titull ia kompleton skuadrës kabinetin e trofeve. “Blutë” e Londrës tashmë kanë fituar të gjithë trofetë e mundshëm për klube të paktën nga një herë.

Vendin e tretë në këtë garë e fitoi skuadra Al-Ahly, pasi që në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti skuadrën Al-Hilal me rezultat 4-0.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League