VENEZIA - MILAN

Foto: AC Milan
Fitore ndaj Venezias, Milan përkohësisht në krye
9 January, 2022 @14:20
Fitorja e tretë me radhë në ligë për Milanin ka ardhur në udhëtim te Venezia sot.
Skuadra kuqezi këtë takim e fitoi me rezultat 0-3 (Zlatan Ibrahimovic 2’, Theo Hernandez 48’, (P) 58’).
Të drejtuarit nga Stefano Pioli e dominuan gjithë takimin, e ndeshja u bë edhe më e lehtë për Milanin nga minuta e 58’, kur Venezia mbeti me 10 lojtarë në fushë dhe nga penalltia që çoi te kartoni i kuq, Milani shënoi për 0-3 (Theo Hernandez 59’), për t’i dhënë fund përfundimisht dilemës së fituesit në këtë përballje.
Me dy ndeshje më shumë të luajtura se Interi, Milani momentalisht prin në Serie A, e Venezia për momentin ndodhet në vendin e 16.