TREPÇA '89 - KEK-u
Fitore për ngjitje dy pozita
11 November, 2018 @15:23
Në takimin e zhvilluar sot në Mitrovicë, skuadra vendase e Trepçës ‘89 ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-1 ndaj skuadrës së KEK-ut.
Ishin mysafirët ata që të parët kaluan në epërsi me golin e Ardit Gashit qysh në minutën e 8’, mirëpo mitrovicasit reaguan shpejt dhe barazuan me golin e Ergis Mersinit në minutën e 13’ të ndeshjes dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë, ‘89-shi me anë të ish-lojtarit të Gjilanit, Gëzim Rusit, shënoi dy herë në minutat 49’ e 51’ dhe mbylli çdo dilemë sa i përket fituesit të ndeshjes. Pak para fundit, në listën e realizatorëve u shtua edhe Arb Manaj i vendasve dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 4-1.
Kjo fitore bën që Trepça ‘89 të ngjitet dy pozita në tabelë, kurse KEK-u vazhdon të mbetet pa shpresë për shpëtim.
FORMACIONET STARTUESE
TREPÇA '89: Beqiri, Pira, Basri, Asani, Mersini, Jashari, Gucev, Manaj, Rusi, Hyseni, Hyshmeri. KEK-u: Gllareva, Krasniqi, Tejeci, Lleshi, Vitija, Thaqi, Stullqaku, Nimani, Berisha, Grajqevci, Gashi. |