Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS 0-2 BARCELONA

Fitorja e parë e Barcelonës si mysafir i Juves

Fitorja e parë e Barcelonës si mysafir i Juves


28 October, 2020 @23:52

Barcelona ka arritur që për herë të parë në histori të shënojë fitore si mysafir i Juventusit në Torino.

Katalonasit mposhtën bianconerët 0-2 [Dembele 14, Messi 90+1p] për të marrë 3 pikëshin e dytë në grup dhe për të dalë pastër në vend të parë të Grupit C.

Barcelona tash ka 6 pikë, 3 më shumë sesa Juventus i dyti dhe dy vendet e fundit i ndajnë Dynamo Kiev e Ferencavrosi me nga një pikë.

“Kjo ka qenë loja më e mirë e këtij stinori e Barcelonës,” ka thënë Ronald Koeman pas ndeshjes.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e Pedrit, që ka thënë se është një aset i së ardhmes për katalonasit, ndërsa për Griezmannin ka thënë se është thjesht i pafat.

Frenkie De Jong luajti në qendër të mbrojtjes sonte, ndërsa Koeman e arsyetoi se një gjë e tillë është e zakonshme për holandezin.

“Prej fillimit të stinorit e kemi të qartë se nuk kemi opcione për qendër të mbrojtjes. Posa ka një lëndim nisin problemet. Frenkie ka luajtur në qendër të mbrojtjes në Holandë dhe ka kryer punë të mirë sonte,” ka shtuar Koeman.

Në anën tjetër Andrea Pirlo, trajner i Juventusit, “fajin” për humbje i ka lënë mospërvojës së lojtarëve të tij.

“E dinim se do të jetë ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi që mund të luaj futboll mbi ne. Kanë lojtarë që janë mësuar me këto lojëra, ndërsa ne shumicën e lojtarëve e kishim që regjistronin paraqitjen e dytë në Champions sonte,” ka thënë Pirlo.

Duelet e radhës, Barcelona pret Dynamon e Kievit, ndërsa Juventus udhëton në Hungari.


 
Të gjitha lajmet nga