Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - MOLDAVIA

Fitorja e parë, mbesim në Ligën C

Foto: FFK

Fitorja e parë, mbesim në Ligën C


18 November, 2020 @22:39

Pas 10 ndeshjeve radhazi pa fitore, Kosova fitoreve në futboll i është rikthyer në përballjen e luajtur sonte ndaj Moldavisë në Prishtinë.

Ndeshja e luajtur sonte në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-0 (Lirim Kastrati 31’), rezultat i cili bën që Kosova ta mbyllë me fitore vitin 2020. Gjatë këtij viti Kosova nuk dinte për fitore, deri sonte.

Për shkak që Bernard Challandes kishte rezultuat për herë të dytë pozitiv me COVID-19, Kosova edhe sonte u drejtua nga ndihmësi Muharrem Sahiti.

Gjysëmrasti i parë në ndeshje u paraqit brenda 10 minutave të para për Vedat Muriqin, i cili nuk e arriti një top të krosuar zhagazi nga Mërgim Vojvoda prej krahut të djathtë, ndërsa pas atij rasti ishin mysafirët ata që e rrezikuan portën e Ujkanit, mirëpo për fatin tonë të mirë ky i fundit u tregua i vëmendshëm në dy-tri raste.

Pasoi një goditje me të majtën nga Zhegrova pas një depërtimi individual, e pas atij rasti erdhi goli i Kosovës. Pas një krosimi nga goditja e dënimit, topin e larguar nga mbrojtja mysafire mjaft mirë arriti ta dërgojë me të djathtën në rrjetë Lirim Kastrati (31’), i cili sonte e shënoi golin e tij të parë personal për Kosovën, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

TABELAT E GRUPEVE - LIGA E KOMBEVE

Në pjesën e dytë, Kosova nuk rrezikoi edhe aq shumë në fazën ofansive, mirëpo arriti të mbrohej mjaft mirë në grup, për ta evituar pranimin e golit dhe për ta mbyllur ndeshjen me fitore.

Për më tepër, pesë minuta para fundit, Ibrahim Dreshevic u përjashtua me karton të kuq dhe e la Kosovën me një lojtar më pak në fushë, mirëpo për fat të mirë, kjo nuk ndikoi asgjë në epilogun final të takimit.

Vlen të përmendet që Kosova në minutën e 20’ sot e humbi kapitenin Amir Rrahmani, që u detyrua të largohet nga loja për shkak të një lëndimi në krahun e djathtë, lëndim që urojmë të mos jetë serioz.

Ajo që ka rëndësi është që fitorja e shënuar sonte bën që Kosova të përfundojë e parafundit në grupin e saj dhe të mbetet pjesë e Ligës C të Kombeve të paktën edhe për një sezon.

Pas ndeshjes së sontme, Kosova ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë në muajin mars të vitit 2021, ndërkohë që në fillim të muajit dhjetor përfaqësuesja dardane do t’i kuptojë kundërshtarët e grupit kualifikues drejt Botërorit të vitit 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve