BUNDESLIGA 2

Fitorja e tretë rresht për Paqaradën
14 February, 2021 @16:51
Skuadra e St.Paulit e regjistroi fitoren e tretë rresht, duke e mposhtur kësaj radhe Nurnbergun me rezultat 1-2.
Guido Burgstaller e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 45+1’, derisa në pjesën e dytë e dyfishoi epërsinë Omar Marmoush në minutën e 65’ për St.Paulin.
Për Nurnbergun shënoi Dennis Borkowski 77’.
St.Pauli me këtë fitore ngritet në pozitën e 13 me 25 pikë në Bundesliga 2.