GALATASARAY 2-1 KASIMPASA

Foto: Galatasaray/fb
Galatasaray s’lëshon kreun, Hadërgjonaj 90min
14 February, 2021 @16:15
Futbollistët e Galatasarayit me fitore në minutën e parafundit të ndeshjes ndaj Kasimpasas nuk kanë lëshuar kreun e Superligës turke, duke arritur në kuotën e 51 pikëve, sa ka edhe bashkëkryesuesi Fenerbahçe.
Epërsia e hershme e luanëve të drejtuar nga Fatih Terim u neutralizua nga mysafirët në fillim të pjesës së dytë, për të fituar ndeshjen krejt në fund nga penalltia, të cilën në gol e shndërroi transferi i ri i ekipit, Mostafa Mohamed për përfundimtaren 2-1 [Akturkoglu 9, Mohamed 89p. - Thelin 51].
Florent Hadërgjonaj luajti për 90-minuta te ekipi i Kasimpasas sot, ndërsa Loret Sadiku ka qëndruar përgjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë te mysafirët.