FLAMURTARI 3-2 KEK

Flamurtari fiton, pret gabimin e liderit në xhiron e fundit
8 May, 2021 @19:33
Flamurtari ka kryer detyrën e tij në përballje ndaj KEK-ut sot, duke e mposhtur në Prishtinë me rezultat 3-2.
Me fitore, të trembëdhjetën këtë stinor kuqezinjtë kanë mbetur në garë për kreun e Ligës së Parë B dhe mundësinë për plasman direkt në Superligë.
Flamurtari do të zhvillojë ndeshjen e fundit të stinorit ndaj Vllaznisë në Pozharan, ndërsa me një vesh do të jetë në Prishtinë, ku do të shpresojë që Ramiz Sadiku ta ndalë së paku me barazim liderin Ulpiana.
Në anën tjetër, KEK-u i rrezikuar për rënie në Ligë të Dytë, do të tentojë të mposht 2 Korrikun në xhiron e fundit të stinorit, derisa do të shpresojë që Ferizaji të mposhtet nga Dardana për të siguruar mbijetesën.