FLAMURTARI - VLLAZNIA

Flamurtari minimalisht ndaj Vllaznisë
30 October, 2021 @15:26
Takimi i luajtur sot në Prishtinë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë në Grupin B të Ligës së Parë në fund u mbyll me rezultat minimal 1-0 për vendasit.
Pas pjesës së parë në këtë duel, gjithçka ishte e barabartë, 0-0, e fitoren prishtinasit e arritën falë një goli të shënuar në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Flamurtari është i gjashti në Grupin B të Ligës së Parë, kurse Vllaznia momentalisht është një pozitë më poshtë.
Xhiron në vazhdim, Flamurtari i shkon Vitisë, kurse Vllaznia e pret Ramiz Sadikun në Pozheran.