PËRSËRI NDËRRON AMBIENT

Fotot: htafc.com
Florian Kamberi në Championship!
5 January, 2023 @20:11
Sulmuesi i kuqezinjëve, Florian Kamberi, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Huddersfield Townit në Championship të Anglisë. Futbollisti që shënoi një gol në 13 paraqitje për Winterthurin gjatë vjeshtës 2022/23 i është kthyer futbollit në ishull, pas aventurave që kishte me Hibernianin, Aberdeeenin në Skoci dhe Sheffield Wednesdayin në Angli.
Sipas njoftimit të Huddersfield Townit, Kamberi 27-vjeçar ka nënshkruar kontratë afatshkurte me ekipin, që e mbanë atë të lidhur me ekipin deri në fund të stinorit 2022/23. E Huddersfield është duke kërkuar mbijetesën në Championship, pasi që pas 25 ndeshjesh ekipi ka 25 pikë dhe është i parafundit në renditje (23) me vetëm një pikë më shumë se i fundit në renditje, Wigan Athletic.
Përndryshe Kamberi luajti vetëm dy herë për Shqipërinë, duke u futur dy herë si zëvendësues në përballjet që kuqezinjtë i zhvillonin në rrugë kualifikimi për Katar 2022.