MEDIA TALKS

Fonseca mund të mbetet në Serie A
21 May, 2021 @18:34
Trajneri i Romas, Paulo Fonseca, mund të mbetet në Serie A pasi që raportohet se është i gatshëm për një kalim tek Fiorentina.
Sipas Tuttomercatoweb, trajneri portugez, i cili do të zëvendësohet nga Jose Mourinho në stinorin e ardhshëm, ka treguar gatishmëri ta drejtojë Fiorentinan pas përfundimit të aventurës në kryeqytet.
Fonsencas do t’i duhet të pranojë ulje page në Fiorentina, por thuhet se është i tunduar për një lëvizje në Florence.
Ish-trajneri i Sporting Bragas dhe Shakhtar Donetskit ka drejtuar Roman në dy stinorët e fundit dhe e ka dërguar atë në gjysëmfinalen e Europa Leagues këtë stinor.