FINALJA 1998

REUTERS
Finalja e legjendës Zidane
29 May, 2014 @0:06
Kampionati Botëror, Franca 1998, i takoi vendasve. Kjo pas një finaleje, ku Franca me dy gola të legjendës Zinedine Zidane, la Brazilin e famshëm të ç‘orientuar derisa Emmanuel Petit vulosi fitoren në finale 3-0.
Finalistët i kishin kaluar lehtë grupet përkatëse, derisa Franca mezi kaloi Paraguajin në të tetën e finales duke e mposhtur pas vazhdimeve.
Brazili në anën tjetër me Ronaldon e Rivaldon shkelte kundërshtarët, e Franca akuzohej se nuk kishte sulmues të denjë për këtë kombëtare.
Vendasit kaluan me penallti Italinë në çerekfinale, për të mposhtur në gjysmëfinalen e famshme Kroacinë, ku ishte ftuar edhe Ardian Kozniku (që përfundoi i treti në Botëror)
E Brazili mposhti Holandën vetëm pas penalltive për të arritur finalen.
Dhe kur pritej një duel tejet interesant në finale, atëherë doli në skenë mjeshtri Zidane që me dy gola të famshme me kokë, rrënoi ëndrrat braziliane dhe ia solli Francës titullin e parë dhe të vetëm të Botërorit.
Video
Franca-Brazili
Finalja e Kampionatit Botëror, Franca 1998