HOLANDA
Frank de Boer largohet pas eliminimit
29 June, 2021 @16:52
Para pak çastesh, Federata e Holandës bëri të ditur se selektori Frank de Boer ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Holanda në ndeshjen ku ishte favorite ndaj Republikës Çeke, pësoi me rezultat 2-0 dhe u eliminua në 1/8 e finales në EURO 2020.
Humbja ndaj Çekisë ishte arsyeja për largimin e trajnerit holandez.
Holanda e kishte përfunduar fazën grupore me 3 fitore pa humbje, derisa ishte skuadra që shënoi më së shumti gola në këtë fazë me 8 gjithsej.