PARA DUELIT TË ORËS 18:00
Anglia-Gjermania, sfida gjigande e 1/8 së finales
29 June, 2021 @13:00
Sot, në orën 18:00 nis ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Anglisë e cila konsiderohet të jetë “historike” pothuajse në çdo takim të këtyre dy kombëtarëve.
Përzgjedhësi anglez Gareth Southgate, para pak ditëve është prononcuar për media, kështu duke ‘nënvlerësuar’ Gjermaninë, të cilit kjo e fundit i duket shumë e lehtë që ta sfidojë.
Por, se sa është e lehtë këtë më së miri e dëshmojnë të dhënat të cilat janë në dispozicion që nga ndeshja e parë e tyre e deri më sot.
Southgate nuk përmendi asnjëherë se që nga viti 1966 nuk ka mundur dot të fitoj një ndeshje ndaj Gjermanisë në fazën e “Knockoutit”. Kjo është hera e tetë që Anglia dhe Gjermania përballen mes tyre në një turne madhor Evropian apo Botëror, një duel që është parë më shpesh se çdo duel tjetër.
Ajo çfarë vlen të theksohet është se në “Euro-2000”, Anglia kishte arritur të marrë një fitore ndaj Gjermanisë teksa në fazën e grupeve e mposhti me rezultat 1-0, por ky sukses nuk i mjaftoi për të vijuar aventurën evropiane të atij viti.
Por dramën më të madhe në përballjet me “Die Mannschaft”, Anglia e përjetoi në gjysmëfinale të Evropianit të shtëpisë së saj në 1996 teksa u eliminua në serinë e gjuajtjes së penalltive dhe fajtori ishte pikërisht trajneri aktual i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, i vetmi që gaboi nga pika e bardhë, një moment që padyshim ai nuk do ta fshijë nga kujtesa e tij.