MEDIA TALK
“Humbja e djeshme na kujton se futbolli nuk është si sportet tjera”
29 June, 2021 @12:30
Mbrëmë në 1/8 e finales Zvicra ka mposhtur Francën në penalti, pasiqë edhe në kohën shtesë përfunduan me barazim, 3-3.
Pas humbjes së penaltisë nga sulmuesi franez, Mbappe, i cili me këtë huqje jo vetëm që e dërgoi në ‘shtëpi’ Francën, por me këtë ai u bë edhe fytyra tragjike e kësaj ndeshje, anipse deri tek koha shtesë këtë ‘epitet’ kishte lojtari zvicran, Rodriguez, i cili kishte huqur penaltinë gjatë kohës së rregullt, të pjesës së dytë.
Pas kësaj, trajneri Deschamps morri shumë kritika, duke u nisur nga mbrojtja, pikërisht tek goli i parë që shënuan zvicranët, me Seferovic, i cili kishte fituar duelin ndaj mbrojtësit së Barçës, Lenglet.
Kështu, në RTL gazetari Philippe Sanfourche tha: “Humbja e djeshme na kujton se futbolli nuk është një sport si çdo tjetër. Didier Deschamps pagoi gjatë EUROs për thirrjen e Karim Benzema. Nuk po them që kthimi i Karim-it ishte i paligjshëm, por se ishte tepër vonë, gjë që hodhi jashtë ekuilibrit planet taktike të Francës ”.
Në rrjetet e tij sociale, ai shtoi me ironi: “Po, Benzema është një F1 dhe Deschamps është një nga drejtuesit më të mirë. Por ndryshimi i të gjitha cilësimeve në fillim të një gare nuk është ideal. Provë taktike dhe gabim, menaxhim delikat i kohës së lojës. .. Ky kthim, do të ketë shtuar shumë opsione, por tash është vonë. “