LEEDS UNITED

Fundi i Bielsas
27 February, 2022 @13:41
Kryetrajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, është shkarkuar nga detyra e tij pas rezultateve të dobëta të përsëritura së fundi.
Leeds United u bë ekipi i parë në histori të Premier Ligës që pranon 20+ gola brenda një muaji kalendarik!
I ardhur në qershor të vitit 2018 argjentinasi tash 66-vjeç, kishte kthyer Leedsin në Premier League pas 16-vitesh mungesë.
Mirëpo, posaçërisht disfata e shpejtë dhe e thellë, kjo e fundit nga Tottenhami 0-4, bëri që klubi të kërkojë ndarjen e menjëhershme me trajnerin, ashtu që të provohet një frymë e re për xhirot e mbetura.
Bielsa lë Leedsin me vetëm dy pikë më shumë sesa zona e rënies në Premier League.