2 KORRIKU 1-2 KIKA

Kika përmbys 2 Korrikun për të marrë frymë në renditje
26 February, 2022 @16:22
Një fitore e rëndësisë së madhe ka ardhur sot për ekipin nga Hogoshti i Kamenicës, Kika, të cilët kanë arritur të përmbysin epërsinë e hershme të vendasve për të fituar krejt ndeshjen në fund dhe për t’i marrë tri pikë nga Prishtina.
Kika ka mposhtur 2 Korrikun si mysafir me rezultat 1-2, ku pas epërsisë së hershme të vendasve me Labinot Jetullahun, mysafirët kanë barazuar në fund të pjesës së parë për të fituar ndeshjen me golin e Lirian Feratit, 30-minuta para fundit për përfundimtaren, 2 Korriku 1-2 Kika [Labinot Jetullahu 10’ - Shqiprim Kelmendi 44’, Lirian Ferati 60’].
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË, GRUPI B
Kjo fitore ka qenë e katërta për Kikën këtë stinor, ndërsa ka qenë e rëndësisë së madhe, pasi që ata me këtë fitore kanë bërë një dallim në pikë me dy skuadrat e fundit e renditjes në Ligën e Parë Grupi B.
Në anën tjetër, 2 Korriku ka pësuar për herë të pestë këtë stinor dhe është ende në pjesën e epërme të tabelës.